DURRËS, 5 janar 2015 –  Sërish aksident në unazën Plepa-Shkozet, ku plagoset rëndë një kalimtar.

Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 4 janar 2015, në orën 23.40, u arrestua në kushtet e flagrancës 31-vjeçari Klodian Selmani, banues në Shkodër. Sipas një oficeri të policisë gjyqësore, rreth orës 17.50 të së dielës, në boshtin rrugor të unazës Plepa-Shkozet, ka ndodhur një aksident. Duke drejtuar një “Benz” furgon, me targa AA241BF, shkodrani ka aksidentuar këmbësorin 52-vjeçar Arben Roçi, banues në fshatin Arapaj të komunës së Rrashbullit. I njëjti burim zyrtar informon se Roçi ndodhet në spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/