DURRËS, 5 janar 2014 – “DEA” bregdetare mundi të arrestojë dy kavajas dhe një durrsak, të cilëve iu kapën marijuanë dhe 150 fishekë kallashi.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se ditën e parë të javës, të hënën, më 5 janar 2014, u finalizua operacioni antidrogë i koduar me emrin “Skorpion”. Efektivat e sektorit kundër narkotikeve kanë sekuestruar 20 kg marijuanë të presuar (në zhargon ky lloj narkotiku njihet si “çokollatë”). Sasia prej 20 kg në treg kap vlerën e konsiderueshme të 50 mijë eurove. Ngarkesa ishte përgatitur të transportohej në Itali. Madje, u kapën edhe 150 fishekë automatiku “kallashnikov”.
Në fund të operacionit të përgatitur me kujdes, u arrestuan në kushtet e flagrancës banorët e fshatit bregdetar turistik të Qerretit (rrethi i Kavajës) 20-vjeçari Xhemal dhe 32-vjeçari Elez Krasniqi. Ndërkaq të dielën, më datë 4 janar 2015, u arrestua në flagrancë edhe 19-vjeçari durrsak Jurgen Nushi. Blutë sqarojnë se, rreth orës 19.20, në lagjen nr. 5, gjatë kontrollit, 19-vjeçari iu gjetën dhe bllokuan 10.5 gr kanabis. Më vonë doli se Nushi bënte pjesë në treshe, së bashku me dy Krasniqët.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





