04 janar 2015 –  Prej disa vitesh ajo është në një lidhje të qëndrueshme me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami dhe kjo lidhje sa vjen e konsolidohet.

Vajza e ekraneve, Rudina Magjistari, për festat e fundvitit ka shijuar disa ditë pushime të bardha bashkë me partnerin e saj. Rudina ka postuar në profilin e saj në Instagram një kolazh fotografish, ku të veshur trashë janë fotografuar mes dëborës në krahë të njëri tjetrit. Bashkëngjitur fotografisë ajo ka postuar simbole festive dhe të gëzueshme.

Rudina e ka takuar për herë të parë Xhavitin, kur e ka pasur të ftuar në emision rreth tre vite më parë dhe pas kësaj, gradualisht duke komunikuar në rrjetet sociale nisën të forconin lidhjen e tyre.