03 janar 2015 – Më tepër sesa një periudhë e “zezë” tashmë mund të konsiderohet një “mallkim” fati i keq që vazhdon të ndjekë vokalistin e grupit U2, Bono Vox. Në një mesazh për fansat të publikuar në faqen zyrtare të internetit të U2, këngëtari irlandez ka bërë të ditur se rrezikon të mos luajë dot më kitarën e tij të dashur. Kjo, për shkak të pasojave të lëna nga lëndimet e marra në incidentin me biçikletë nëntorin e kaluar në Nju Jork. “Rekuperimi ka qenë në fakt më i vështirë nga sa mendohej”, thotë ylli i muzikës në mesazh, duke iu referuar thyerjes së krahut në 6 pika, për të cilën iu nënshtrua edhe një operacioni. Nga rënia nga biçikleta në Central Park këngëtari nuk mban mend thuajse asgjë dhe bën shaka me dëmtimet duke u shprehur se ato ishin shumë “punk rock”.
Bono Vox mund t’i thotë lamtumirë kitarës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
FOTOLAJM/ Mbyllet protesta në Durrës për dy fëmijët që humbën jetën, pankarta në dyert e bashkisë, qirinj dhe thirrje për masa konkrete
Konflikti në Arapaj, reagon policia e Durrësit: Janë trajtuar 8 raste dhe çdo denoncim është referuar në Prokurori
50 mijë dollarë për të parë të gjitha ndeshjet e Botërorit, Fox Sport ofron punën e ëndrrave
Në prag të takimit Trump–Xi, Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran





