03 janar 2015 – Në Durrës besojnë se me përforcimet që do të kryehen përgjatë merkatos dimërore skuadra do të ketë një ecuri pozitive përgjatë pjesës së dytë të sezonit, ku tashmë synimi i vetëm i durrsakëve është të mbajnë larg dy skuadrat e ekspozuara për të rënë nga kategoria, Apoloninë dhe Elbasanin. Kapiteni i Teutës Bledian Rizvani pasi i ka uruar durrsakëve një vit të ri sa m të mbarë shprehet "Unë shpresoj dhe besoj se do të kemi një tjetër ecuri si skuadër gjatë pjesës së dy të sezonit. Duke marë parasysh faktin që do të ketë poërforcime përgjatë merkatos dimërore dhe fazës përgatitore që ekipi do të kryejë, kam përshtypjen se do të kthehemi shumë herë më të fortë se fillimi i sezonit, i cili ishte shumë i dobët. Ne kemi dalë nga objektivat e paracaktuara në fillim të sezonit dhe tashmë qëllimi i vetëm , është të marim maksimumin nga përballjet embetura dhe të mbajmë sa më largë dy skuadrat e ekspozuara për të dalë nga kategoria, Apoloninë dhe Elbasanin".
Kapiteni i Teutës, Bledian Rizvani, e ka konsideruar negative ecurinë e skuadrës përgjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa premton një preformancë më të mirë në të ardhmen. Rizvani tha se skuadra nuk ka mundur të arrijë pritshmëritë e paracaktuara në fillim të sezonit dhe doli para kohë nga objektivat.
"Jam totalisht i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës përgjatë pjesës së parë të sezonit. Ndodhemi në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në kampionat dhe u eleminuam nga Kupa e Shqipërisë përpara kohe. Për një skuadër si Teuta kjo është e papranueshme, duke marë parasysh ecurin e skuadrës përgjatë sezoneve të fundit, ku e vetme rivalizonte skuadrat pretendente. Të gjithë jemi të pakënaqur, së pari unë si kapiten, drejtuesit e klubit që prisnin më tepër nga skuadra, deri tek tifozët e Teutës, të cilët prisnin më shumë nga ekipi i tyre i zemrës. Situata është e pajustifikueshme dhe kërkohet reflektim", u shpreh kapiteni i "djemve të detit".





