03 janar 2015 – Gjykata Mbretërore e Seint Allbënit (St. Albany) në Angli dënoi Fatjon Shehun, 28 vjeç me 21 muaj burg.
Fatjoni kishte qenë edhe më parë në Angli si emigrant i paligjshëm, por ndonëse i dëbuar nga Anglia, ishte kthyer përsëri ilegalisht.
Ai u arrestua nga policia angleze, kur po transportonte një shumë të madhe eurosh ekuivalentin e 152 000 stërlinave. Paratë ishin fryt i aktiviteteve të paligjshme dhe u konfiskuan menjëherë nga policia.
Fatjoni ishte thjesht korrier, ndaj për këtë transport parash do të paguhej vetëm 200 stërlina.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





