03 janar 2015 – Policia e Peskarës, në 3 janar 2015 arrestoi Altin Nikën, 36 vjeç, sepse ai kishte për të vuajtur një dënim me 3 vjet dhe 10 muaj burg. Në gusht 2013, Altini ishte arrestuar në Peskara me 2 kile e gjysëm heroinë të pastër. Gjatë kontrollit të banesës atij ju gjetën edhe 5 gramë kokainë. Bashkëpunëtorit të Altinit, një cigani italian iu sekuestruan në banesë 1 200 gramë hashish, 170 gramë kokainë dhe 3 500 euro kesh.
Altini me motorçikletën e vet tip T Max, thjesht ishte një korrier i një grupi të strukturuar kriminal shqiptar të specializuar në trafikun e drogës.
Pas arrestimit nga policia e Peskarës, Altini u dërgua përsëri në burgun San Donato.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





