31 dhjetor 2014 –  Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë mjaft natyrale për të zëvendësuar tharësen klasike të flokëve; një palë doreza të përbëra nga mikrofibra ‘hi-tech’. Dorëzat për tharjen e flokëve janë të ngjashme me çdo lloj tjetër doreze dhe sipas krijuesve të tyre ato arrijnë t’i thajnë flokët e njomë dy herë më shpejt se një tharëse normale.

Mikrofibrat nga të cilat ato janë përbërë janë të dizajnuara në mënyrë të atillë që të thithin plotësisht ujin në flokë duke e lënë atë tërësisht të thatë, dhe mbi të gjitha nuk i dëmtojnë flokët siç bën tharësja tradicionale.