31 dhjetor 2014 – Një çift, që kishte planifikuar dasmën në Hawaii u detyrua ta shtynte celebrimin me 24 orë, sepse Presidenti Barack Obama do të luante golf në të njëjtin vend. Natalie Heimel dhe Edward Mallue u njoftuan një ditë para ceremonisë së dasmës se në të njëjtin vend ku do mbahej ceremonia, Presidenti amerikan do të luante golf, duke u detyruar kështu që ta shtynin këtë ditë të rëndësishme.
Ata i dërguan edhe një ftesë Presidentit Obama, por morën një përgjigje negative. Megjithatë Obama i shprehu urimet dhe i kërkoi ndjesë çiftit.





