31 dhjetor 2014 –  Thonë që e qeshura të shton jetën, por për Kim Kardashian kjo shprehje nuk vlen sidomos pasi buzëqeshja sipas saj shkakton rudhat. Kjo është deklarata më e fundit e shoëgirl –es e cila thuajse në çdo foto, shfaqet serioze.

Këtë fundvit, ajo vendosi që të ndante me fansat një fototgrafi ndryshe nga të tjera, teksa u shfaq e buzëqeshur. Foton ajo e shoqëronte edhe me një përshkrim ku shkruante:

“Shikoni, edhe unë buzëqesh, madje me raste edhe qesh. Megjithatë jo shumë shpesh, sepse shkakton rudha”, shprehet 34 – vjeçarja.