30 dhjetor 2014 – Kryeministri Rama në traditën e paraardhësve të tij për të përdorur VIP-at e huaj në funksion të poltikës së brendshme, u përpoq ta paraqiste vizitën në pragfeste të Kryeminstrit të Italisë mike si një “dhuratë”, e babagjyshit të Vitit të Ri për z. Rama. Kësaj rradhe makina propagandistike me gjithfarë “spin doctors” shqiptarë e të huaj rastisi pa fat.
Tymi i tragjedisë së rradhës në Otranto, dhe sidomos numri në rritje i viktimave po e shndërron vizitën e Kryeministrit Renzi më shumë në një qokë vdekjeje sesa në një vizitë shtetërore në një atmosferë festive. Për ta nxirë edhe më shumë atmosferën e vizitës një lajm i ri me viktima (2 të vdekur dhe një i palgosur) filloi të gjallojë nëpër mediat ndërkombëtare ndërsa Kryeministri Renzi dhe suita e tij po udhëtonin drej Aeroportit të Ciampinos. Viktimat e fundit nuk kishin të bënin as me forcë madhore, as me fatkeqësi natyrore, madje as edhe me heroizëm për të shpëtuar jetë njerëzish. Ishte thjesht një operacion ekonomie tregu, një farë “outsourcing” si industria fason apo edhe “call centers”, që transferohen nga Italia në Shqipëri. Krahu i lirë i punës dhe kostoja e ulët e rimorkiatorit “Iliria”, pra dëshira për të ulur shpenzimet e operacionit SAR në drejtim të tragetit “Norman Atlantic” është burimi dhe shkaku kryesor i vdekjes së atyre rrezikzinjve, që famijleve të tyre u a shndërruan gëzimin e fundvitit në zi.
Kjo vizitë u eklipsua përsa i përket marëdhënieve me publikun, edhe nga fakti, që në mediat ndërkombëtre po dalin fakte të reja rrënqethëse me trafik klandestinësh dhe po rritet bilanci I viktimave të tragetit fatkeq. Dikush do të mbajë përgjegjegjsi: Tahmaja e autoriteteve greke, qeveria italiane apo segemente të krimit të organizuar shqiptar.
Për të pasur një sukses të rrejshëm të kësaj vizite të profilit të lartë nga Italia mike, u shpikën nga agjit-propi qeveritar edhe suksese inekzistente. Kështu vetë Kryeministri Rama deklaroi se Qeveria italiane na e paska hequr taksën anakronike për kamionët shqiptarë, që kalojnë nëpër territorin e Italisë. Nëse kjo do ishte e vërtetë autotransportuesit dhe spedicionerët shqiptarë si të thuash do “bënin dasëm” nga gëzimi, sepse kjo taksë diskriminuese i vë shqiptarët në pozitë të vështirë kundrejt konkurencës së huaj psh. maqedonase, boshnjake, greke etj. Realisht taksa nuk është hequr, sepse kjo taksë nuk hiqet me dëshirën apo me vullnetin e mirë të mikut të Shqiprisë z. Renzi, qoftë ky edhe Kryeministër i Italisë. Taksa nuk hiqet me VKM, por me kalimin e projektligjit në Parlamentin e Italisë. Pra faktikisht Kryeministri Rama nga dëshira e mirë, nga padija apo nga keqinformimi i vartësve servilë të etur për suksese qoftë edhe të rrejshme u dha një sihariq të pavërtetë autotransportatorëve dhe spedicionerëve shqiptarë. Për koincidencë kjo më kujton, një veprim finok, por me pasoja të rënda në vite të një bashkfshatari shumë inteligjent të Kryeministrit Rama.
Vunjotasi Sofokli Lazëri, eminenca gri e Ramiz Alisë e bindi këtë të fundit që Qeveria Papandreu me VKM na e paskërka hequr ligjin e luftës, kur faktikisht ky ligj sipas Kushteturtës së Greqisë mund të hiqej vetëm, nëse do kalonte në parlament me shumicë të cilësuar. Sot e kësaj dite shqiptarët po ia shohin sherrin finokërisë së të ndjerit Sofokli dhe dinakërisë e keqdashjes së grekëve, sepse ligji I gjendjes së luftës nuk është hequr. Fatmirësisht italianët nuk janë në thelb antishqiptarë si grekët.
Unë besoj, që brenda pranverës së ardhshme parlamenti italian do ta abrogojë ligjin absurd dhe diskriminues për kamionët me targa shqiptare, që kalojnë nëpër territorin e Italisë. Në të tërë këtë mesele mbetet vetëm shija e keqe, sepse Kryeministri Rama “gostiti” një segment të bisnesit shqiptar me një të pavërtetë, për të mos thënën rrenë, se nuk ka lezet sidomos tani në pragfeste.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





