30 dhjetor 2014 –  Viti 2014 po rezervon një fund fantastik për Cristiano Ronaldon që u nderua si lojtari më i mirë i vitit që po lëmë pas, në ceremoninë e Globe Soccer Awards në Dubai.

Ylli i Realit të Madridit u imponua ndaj Lionel Messit në një votim publik ku ishin propozuar 10 futbollistë. Ronaldo që gjatë ceremonisë tregoi se tashmë ka shkrirë akulli mes tij dhe Platini ndërsa u shfaq duke komunikuar me shefin e Uefa-s vetëm pak ditë pasi refuzoi ta takonte pas finales së botërorit të klubeve, deklaroi se është shumë i lumtur që njerëzit e votojnë, duke shtuar se nuk ndien aspak presion nga cmimet e vazhdueshme që merr.

"Përgjigja ime më e mirë është të luaj futboll. Përpiqem të jap shembullin më të mirë si brenda fushës dhe jashtë saj", deklaroi Ronaldo që vlerësoi si momentin më të vecantë të vitit fitimin e La Decimas, trofeut të dhjetë të Champions League.

Reali i Madridit dominoi në fakt ceremoninë e Globe Soccer Aëards, me Carlo Ancelottin që fitoi çmimin e trajnerit të më mirë të  vitit duke mposhtur në votim Joachim Low trajnerin e Gjermanisë Kampione të Botës, si dhe Pep Guardiolën e Bajernit të Mynihut. Është një nder të jesh trajneri i Realit të Madridit, deklaroi Ancelotti gjatë ceremonisë. Me cmimin si zbulimi i vitit, u nderua një tjetër futbollist i Realit të Madridit pasi rezultoi si kryegolashënuesi i Botërorit Brazil 2014, si agjenti më i mirë i vitit u nderua Jorge Mendez, një nga menaxherët më të fuqishëm në botën e futbollit që përfaqëson dhe interesat e Ronaldos, James Rodriguez, Di Marias e Falcaos. Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi morri në ceremoninë e Globe Soccer Awards 2014 cmimin e karrierrës, natyrisht atë prej bomberi për 316 golat e shënuar si profesionist.

" Jam shumë i kënaqur për këtë cmim, – komentoi trajneri i Milanit, por natyrisht shpresoj që të marr një tjetër edhe për karrierën që sapo kam nisur".