DURRËS, 30 dhjetor 2014 – Pas kartëmonedhave 100-dollarësh, 100-eurosh, tani edhe ato 500-lekëshe po falsifikohen dhe hidhen në qarkullim ditët e fundit të vitit, kur dyqanet janë plot me klientë dhe paratë e rreme nuk mund të dallohen menjëherë.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 29 dhjetor 2014 filloi procedimi penal ndaj shtetasit me inicialet Q. T., 47 vjeç banues në Durrës. Q. T.-ja, rreth orës 16.30 të 29 dhjetorit 2014, ka shkuar në qendrën tregtare “Blue Star” për të blerë disa mallra.
Organet e rendit thonë se 47-vjeçari ka kryer pagesën në arkë me kartëmonedha 500-lekëshe, që dyshohet të jenë falsifikuara.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





