DURRËS, 30 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 29 dhjetor 2014, ora 14.30, u  arrestua në flagrancë 57-vjeçari N. L., banues në  Kuçovë.

Blutë thonë se po atë ditë, rreth orës 10.00, në lagjen nr. 4 Durrës, te zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, i ka vjedhur 90 000 lekë, një durrsaku, një vit më i madh në moshë, me inicialet L. Z.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/