DURRËS, 30 dhjetor 2014 – Kryetari i PD-së durrsake z. Osman Stafa vazhdon të përdorë forma të zhdërvjellta dhe frytdhënëse të komunikimit me publikun. Në këtë fundviti PD-ja durrsake për herë të parë organizoi një takim në formën sa të konferencës për shtyp aq edhe të bashkëbisedimit me punonjësit e mediave në Durrës.
Z. Stafa duke respektuar atmosferën festive iu largua akuzave apo qarjeve për kundërshtarin politik në pushtet; në qeveri dhe në bashki. Ai thjesht uroi Vitin e Ri dhe theksoi pikëpamjet e tija optimiste për vitin 2015, sidomos për një fitore të sigurtë të PD-së në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Pyetjes së Dyrrah-ut nëse PD-ja ka evidentuar drejtorë “Rilindas” apo “LSI-stë”, që nuk kanë paguar dritat, z. Stafa iu përgjigj, që jo vetëm sot në këtë atmosferë festive, por çdo ditë alternativa e djathtë e PD-së është PUNA që sjell fitim, gëzim, lumturi e përparim, ndryshe nga alternativa e majtë e Kryeministrit Rama, që është vetëm BURGU.
Z. Stafa me diplomaci dhe xhentilesë iu shmang pyetjeve të gazetarëve për një emër si kandidaturë e së djathtës për superbashkinë e Durrësit në zgjedhjet e qershorit 2015.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





