“Çfarë të them unë, çfarëdo lloj gjëje që do them unë kjo zonja do të merret me mua nesër”.

29 dhjetor 2014 –  E në fakt ka goditur me parashikimin e tij Erion Braçe, teksa refuzoi komentet e tepërta lidhur me shfaqjen nudo të Bleona Qerretit , pasi kjo e fundit i është përgjigjur me të njëjtën monedhë Braçes: Nuk më pëlqen as ti.

“Z “Fashion-mogul” @ErionBrace as ti nuk me pelqen mua & as une nuk jam lodhur te te ndjek KURRE. Sigurisht qe ti s’ke lidhje me estetiken dhe mendimi yt per mua eshte thjesht nje opinion i yti !

Je me fat qe ke lindur ne Shqiperi dhe merr rrogen duke bere “llogje kavaje” se te ishe ne USA nuk besoj qe do ishe ne congres! Sigurisht as une ne kete aspekt, nuk kam lidhje me politiken, po ky eshte thjesht opinioni im PER TY !!!! Po nejse jetes nuk I dihet…..Le te jemi pozitive….”

Në faqen e saj zyrtare në fb, Bleona sfidon Braçen të provojë Amerikën, se mbase mund të bëhet senator.

“#‎Provo‬ dhe ti ameriken dhe shiko ku do mberrish…. Ndoshta behesh senator pse jo ??? Apo Pse te lodhesh kot kur je mbret ne Shqiperi dhe paguhesh kot pa bere asgje?? C’ te duhet amerika ? Kur i ngop të tjerët me lugë bosh ne shqiperi ? Une nuk kam ‪#‎enderruar‬ suksesin! Kam punuar per te!!!!!”

Si gazetari politikan Braçe, ashtu dhe këngëtarja shqiptare Qerreti duket se ndajnë të njëjtën “simpati” për njëri-tjetrin.