• Pesë trupa të pajetë u gjetën në ujë gjatë operacionit për shpëtimin të Norman Atlantic.

29 dhjetor 2014 –  Lajmi u konfirmua fillimisht nga qeveria greke më pas u konfirmua edhe nga kryeministri italian Mateo Renzi.

Ndërkohë në orën 14: 30 minuta Marina Ushtarake italiane konfirmon se janë evakuar të gjithë personat që ndodheshin në anijen “Norman Atlantic”.

Në bord ndodhet vetëm komandanti i tragetit dhe 4 pjesëtarë të marinës italiane.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se 22 shqiptarët në bordin e tragetit Norman Atlantik janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Marina Ushtarake, dhe Rojet bregdetare italiane informuan minutë pas minute për persona të evakuar nga anija e cila mëngjesin e së dielës, (28 dhjetor 2014) u përfshi nga flakët në brigjet e Korfuzit.
 

Prokuroria e Barit hap hetimet

Operacioni maratonë për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” nisi prej ditës së djeshme dhe vazhdoi përgjatë gjithë orëve të natës deri në orën 14:30 të 29 dhjetorit  në kushte ekstremisht të vështira si rezultat i errësirës dhe motit të keq dhe temperaturave të ulëta. Në këtë operacion u angazhuan tre shtete: Italia, Shqipëria, Greqia.

Ishin orë terrori (më shumë se 24 orë)  ato të përjetuara nga pasagjerët e “Norman Atlantic” të bllokuar në bordin e anijes e cila u përfshi nga flakët që prej orës 04:30 minuta të të dielës, 28 dhjetor 2014.

Ora 14:30: Evakuohen te gjithe pasagjeret ne bord vetem komandanti

Në orën 14: 30 minuta Marina Ushtarake italiane konfirmon se janë evakuar të gjithë personat që ndodheshin në anijen “Norman Atlantic”.

Në bord ndodhet vetëm komandanti i tragetit dhe 4 pjesëtarë të marinës italiane.

Ndërkohë anija “Cruise Europa” e cila kishte në bord 69 persona do të zbarkohej në Igumenicë.

Ora 13: 30 Evakuohen të gjithë pasagjerët, në bord vetëm ekuipazhi

Rojet bregdetare italiane përmes një postimi në Twitter shkruajnë se tashmë janë evakuar të gjithë pasagjerët.  Në bord ndodhen vetëm 9 persona të ekuipazhit për tu kujdesur për anijen.

Marina ushtarake italian konfirmon se janë evakuar 419 persona, ndërsa numri i viktimave deri tani është 5.