- Edhe këtë vit ballkanasit pritet ta presin me entuziazëm festën e Vitit të Ri.
29 dhjetor 2014 – Të gjitha qytetet e mëdha në Ballkan po e presin me zbukurime dhe me dekore festën e ndërrimit të viteve.
Tirana
Në Shqipëri festa e Vitit të Ri festohet me fishekzjarre në qendër të qytetit, të cilat përgjithësisht ndizen në mënyrë individuale, por edhe të organizuara nga bashkia.
Njerëzit festojnë në mënyrë tradicionale nëpër shtëpitë e tyre, sikundër ka edhe të rinj që festojnë nëpër lokalet e kryeqytetit.
Prishtina
Edhe në Prishtinë ka nisur të ndihet atmosfera e Vitit të Ri dhe shumica e qytetarëve pritet ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve në gjirin familjar ose duke darkuar. Në këtë natë pritet të ketë koncerte, duke kombinuar muzikën me festën, por edhe fishekzjarre të organizuara dhe që mënyrë individuale.
Shkupi
Në Shkup, prej ditësh është duke mbizotëruar atmosferë festive. Qendrat tregtare, dyqane, restorante, ndërtesat dhe lokacione të shumta të qytetit janë dekoruar në ndriçime të bukura festive, ndërsa në rrugët dhe sheshet dukshëm vërehen numri më i madh turistëve dhe qytetarëve. Çmimet për rezverime në kryeqytetin e Maqedonisë shkojnë nga 40 deri në 50 euro në restorante, në 20 euro për kafene. Pritja qendrore e Vitit të Ri në Shkup, për shkak të punimeve në Sheshin “Makedonija” do të jetë në Portën Triumfale të Shkupit.
Beogradi
Në Beograd për Vitin e Ri pritet të mbërrijnë gjithsej 100 mijë turistë, shumica e të cilëve tanimë ndodhen në qytet.Qytetarët e Beogradit si dhe turistët, do të kenë mundësi të argëtohen nga ora 21 deri 3 pas mesnate.Në Sava pritet të organizohet muzikë klasike, transmeton Agency Anadoly.Ditën e parë të Vitit të Ri, më 1 janar tradicionalisht do të organizohet "Rruga e zemrës së hapur", ku më të vegjlit e Beogradit me prindërit e tyre, do të kenë mundësi të gëzojnë një program të pasur.
Budva
Një nga qytetet ku më së shumti ka turizëm për natën e Vitit të Ri është Budva.Në këtë qytet pritet të ketë një sërë artistësh nga Ballkani dhe atmosfera të jetë e ndezur.
Sarajeva
Për të gjithë sarajevasit të cilët Vitin e Ri kanë vendosur të presin jashtë në Sheshin e Fëmijëve të Sarajevës, në qendër të qytetit, kanë mundësi të ndjekin programin muzikor i cili nga ora 18:00 do të fillojnë me programin për fëmijët. Nga ora 22:00 qytetarët do të mund të shijojnë këngët e grupeve dhe këngëtarëve të njohur nga estrada e Bosnjes.E gjithë atmosfera do të plotësohet me një show fishekzjarrësh disaminutëshe kur edhe shënohet hyrja në vitin e ri 2015.
Zagrebi
Zagrebi është ndoshta kryeqyteti i vetëm ballkanik, ku veç turistëve nga Ballkani, në masë në këtë kohë shkojnë edhe turistë nga vende Perëndimore, kryesisht Italia.Vendi me më së shumti vizitorë edhe këtë vit do të jete Sheshi i Ban Jelaçiç ku programi festiv do të fillojë në orën 21 dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës. Artistët qe do të performojë do të jenë kryesisht kroatë.





