29 dhjetor 2014 – Në Durrës presin afrimet e reja, të cilat do t'i bashkohen skuadrës përgjatë merkatos dimërore. Pas nje pjese të pare të sezonit mjaft zhgënjyese, në kampin durrsak tashmë vëmendja është tek merkato. Lëvizjet që u bënë gjatë verës së kaluar nuk rezultuan shumë efikase, teksa disa lojtarë prej tyre, tashmë nuk janë më pjesë e skuadrës si: Pepa, Magalhanes apo Magani. Sipas drejtuesëve tëskuadrësnë janar janë të nevojshme ndërhyrje në secilin repart.
Në këtë periudhë alternativat me lojtarë cilësorë vërtetë nuk janë të shumta, por drejtuesit dhe stafi teknik do të punojnë së bashku për të sjellë në ekip përfocimë që mun t’I vlejnë Teutës. Gjatë ditëve të festave skuadra do të jetëpushim, por drejtuesit do të përqëndrohen për të bërë një merkato sa më efikase. Presidenti Hasanbelliu pati deklaruar se do të kryehen një operacion për përforcimin e skuadrës, konkretisht në të tria repartet: mesfushë, sulëm dhe mbrojtje, me qëllim për të ndërtuar një skuadër më të konsoliduar për pjesën e mbetur të sezonit. Tifozeria durrsake, por edhe në kampin e "djemve të detit" pretet me padurim afrimet e reja, të cilat sipas gjasave do t'i bashkohen skuadrës gjatë ditëve të para të vitit 2015, përpara se skuadra të niset drejt Turqisë ku dhe do të zhvillojë fazën përgatitore prej disa ditësh. Paraprakisht flitet se do të jenë tre afrime cilësore, por ka të ngjarë që në skuadër mund të afrohen edhe lojtarë të tjerë, të cilët drejtuesit e klubit durrsak mund t'i shohin si alternativa për të konsoliduar skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Ende nuk flitet për emra konkret, ndërsa burime brenda klubit thonë se drejtuesit kanë pikasur elementet alternativë, për të cilët shumë shpejt do të nisin bisedimet për transferimin e tyre nga klubet ku aktivizohen aktualisht në drejtim të Teutës.
Flitet që lojtarët do të jenë cilësor dhe nuk do të shikohet vetëm mundësia e afrimit të lojtarëve të cilët bëjnë pjesë në kampionatin shqiptar, por edhe të ligave të ndryshme evropiane, amerikano-latine, apo edhe afrikane. Nga ana e tyre drejtuesit e skuadrës po punojnë intesivisht duke parë mundësit dhe aftësit e lojtarëve të cilët janë piketuar, me qëllim bërjen të mundur të transferimit e tyre drejt qytetit bregdetar. Drejtuesit e klubit nuk kanë bërë të ditur nëse do të ketë skarcime nga kontigjenti aktual i skuadrës, ndonëse një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë dhënë atë që pritej gjatë aktivizimeve të tyre përgjatë kësaj pjese të parë të sezonit. Pas festave të fundvitit skuadra do tu rikthehet ambjenteve sportive për tt'u përgatitur, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Antalias për ta përmbyllur me fazë përgatitore.
Të gjithë janë në ankth dhe presin me padurim afrimin e elementeve që do të përforcojnë skuadrën, ku në sy bje interesimi i tifozëve, të cilët nuk kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e skuadrës për këtë spjesë të parë të sezonit. tëuta gjatë këtij sezoni ka patur probleme në të tra repartet. Sulmi ka qenë shumë i dobët dhe i pafuqishëm për të gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa mesfusha e pakonsolituar me probleme të shumta. Ndërsa mbrojtja, e cila u është besuar lojtarëve me moshë shumë të re, në shumicën e rasteve ka gabuar dhe si pasojë skuadra është ndërshkuan nga gola që me pak dinakëri mund të ishin evituar shumë kollaj. Ky fakt, ka detyruar presidentin Hasanbelliu të kryejë përforcime në të tra repartet.





