28 dhjetor 2014 –  Aeroplani i "AirAsia", QZ8501, ka humbur kontaktin me kontrolluesit e trafikut ajror.  Mësohet se aeroplani ka humbur kontaktin mëngjesin e sotëm, në orën 07:24 minuta, ndërsa në bord janë plot 162 pasagjerë.  

Kompania ka bërë të ditur se kanë pranuar një thirrje nga pilotët ku kërkohej leje për devijim të linjës për shkak të motit të keq, njofton BBC.  

Një përfaqësues i ministrisë së Transportit, Hadi Mustofa i tha medias lokale se avioni ka humbur kontaktin mbi Detin Java, midis ishujve të Kalimantan dhe Java.

  Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën, ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e avionit dhe të pasagjerëve.