DURRËS, 24 dhjetor 2014 – Dy 63-vjeçarë të vetëpunësuar te “Dollari” do të ndiqen penalisht. Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e policisë së shtetit në qarkun Durrës-Krujë ka filluar më 23 dhjetor 2014 procedime penale për 63-vjeçarët me inicialet N. E. dhe M. K., të dy me banim në Durrës.
Të dy të moshuarit, të vetëpunësuar në “Sheshin Pranvera” të qytetit bregdetar, do të përgjigjen para gjykatës për aktivitet të shkëmbimit valutor të papajisur me dokumentacionin përkatës. Ata janë kapur nga blutë, përkatësisht në orën 9:30 dhe 10:00 paradite të 23 dhjetorit 2014.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





