Kris Jenner bëri një paraqitje glamuroze në Met Gala të këtij viti, pas një lifting fytyre me vlerë rreth 100,000 dollarë, duke u shfaqur në tapetin e kuq me një fustan në stilin e kimonos.
Personazhi televiziv 70-vjeçar mori pjesë në eventin e mbajtur në New York, e shoqëruar nga vajzat e saj Kim Kardashian dhe Kylie Jenner. Ajo kishte veshur një krijim të gjatë me xixa portokalli dhe lule të qëndisura mbi një bazë ngjyrë krem, me mëngë të gjera dhe detaje elegante. Pamjen e kompletoi me sandale me taka të larta të zbukuruara me gurë të çmuar dhe vathë të mëdhenj, ndërsa grimi i theksonte sytë e saj.
Paraqitja e saj erdhi vetëm disa ditë pasi në një podkast të vajzës së saj Khloe Kardashian, Jenner hodhi poshtë raportimet se ishte e pakënaqur me rezultatet e ndërhyrjes estetike. “Është një gënjeshtër e hapur. E dua lifting-un tim. E dua mjekun tim”, tha ajo.
Ajo shpjegoi se qëllimi i procedurës ishte një përtëritje natyrale dhe një nofull më e formësuar, duke theksuar se rezultati përmbushi pritshmëritë e saj.
@voguelatam #KrisJenner llega fresca, cómoda y elegante sin dejar de deslumbrar durante la #METGala2026 Mira EN VIVO la #METGala en el link de nuestra bio. #belleza #mida ♬ Ok I Like It – Milky Chance





