Foto nga vendngjarja

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale Berat–Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas.

Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona, të cilët kanë arritur të reagojnë në kohë pasi kanë vënë re tym që dilte nga automjeti. Ata kanë ndaluar menjëherë mjetin në anë të rrugës dhe kanë dalë jashtë, duke shpëtuar pa pësuar asnjë lëndim.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Lushnjës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është shkatërruar plotësisht.

Nga të dhënat paraprake të policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.