24 dhjetor 2014 –  Filipo Inzagi i ka transmetuar ekipit kuqezi shpirtin luftarak, i cili në ndeshjet e fundit ka dal në pah, por në të njëjtën kohë Milani ka edhe një rekord që sigurisht asnjë nga ekipet në Itali nuk ia kanë zili.

“Djalli” në 16 javë kampionat është ekipi që është ndëshkuar më shumë me kartonë të kuq (5), ndërsa mesfushori holandez, Naixhel De Jong, është lojtari që ka numrin më të madh të ndëshkimeve me kartonë të verdhë (8), që e bëjnë atë lojtarin më të ndëshkuar në Serinë A. Në total, futbollistët e Milanit që kanë marrë kartonë në këtë sezon janë 17, kurse ndëshkimet e ekipit janë 32.