DURRËS, 24 dhjetor 2014 –  Pas 6 muaj verifikimesh për personat me aftësi të kufizuara në qytetin e Durrësit, që përfitojnë pagesa nga buxheti i shtetit, komisioni me ekspertë ka vërejtur që rreth një e treta e dosjeve është me mangësi të theksuara ne dokumentacionin shoqërues. 

Mësohet se, pas një kontrolli të imtë, që është bërë me ekipe të specializuara në pagesat e personave me aftësi të kufizuara, ka rezultuar se, nga 6 700 dosje gjithsej, 1 149 dosje (një e treta) janë me mangësi. 

Sipas Dorjan Hatibit (në foto djathtas), drejtor rajonal i shërbimit social shtetëror Durrës, dosjet janë grupuar tashmë dhe po bëhet përzgjedhja e dokumenteve të falsifikuara ose të atyre që mungojnë në to. Për përfitime të padrejta pagesash, shkelje e shpërdorim detyre pritet që në muajin janar 2015 të denoncohen në prokurori mjaft shtetas.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/