6 dhjetor 2014 – Ilir Meta këtë të premte ishte i ftuar te emisioni i Canit (jo atij që tentuan t’i bëjnë atentat). Ndonëse intervista e Metës u sorrollat kryesisht te ofrimi i një alibienga ana e Metës si anti-Enverist dhe si luftëtar anti-korrupsion, sidomos kundër Lizave të korruptuara të botës së çudirave shqiptare, thelbi i intervistës ishte diku tjetër._2.jpg)
Meta deklaroi se për shkak të dietës, që mbante, ishte dobësuar goxha, por nëna e Metës dëshironte, që Iliri të ishte edhe më elegant. Nënteksti ishte, që në të ardhmen, kur Iliri të vazhdojë të dobësohet edhe më shumë, gojët e këqija mos të llapin për gjithfarë sëmundjesh të rënda, që na vuaka Ilir Meta, sepse Iliri po përmbush një dëshirë të së ëmës për t’u dobësuar edhe më shumë.
Në këtë kontekst mund të pyesim: Mirë dobësimi dhe elegance e skjashme janë përmbushje e një dëshire të nënës së Kryeparlamentarit, po ngjyra e verdhë në gri e fytyrës, që nuk mbulohet dot as me make-up ç’të jetë vallë?! Me siguri ,kjo ngjyrë duhet të jetë jo shenjë sëmundje, por përmbushje e ndonjë dëshire të baba Rexhepit!_4.jpg)
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





