Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar sërish kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, duke thënë se ai hesht për Ermal Beqirin, biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Në një reagim në rrjete sociale, ish deputeti, i cili u përjashtua nga gara për kreun e PD-së, ironizon Berishën duke iu referuar si “Sali kolltuku” dhe duke thënë se po humb privilegjet. Ai sfidon Berishën që të publikojë të gjithë dosjen e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, duke e akuzuar se ndoshta për këtë të fundit mund të ketë marrë benefite që nuk e përmend publikisht.

“Po ti pse hesht? A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi? Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme. Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.”, shkruan mes të tjerash ai.

Reagimi i plotë:

Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.

Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!

Sepse faktet janë kokëforta.

Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:

Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.

Po ti pse hesht?

A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?

Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.

Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.

Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!

Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.

Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!

Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.

Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë.