6 dhjetor 2014 –  Beratasi Shkëlzen Zuna, 39 vjeç ishte dënuar nga drejtësia italiane me 14 vjet burg, pasi ishte marrë 10 vjet me trafik heroine. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar në vitin 2013. Shkëlzeni u largua nga Italia për në Angli, ku u përfshi në trafik droge në Londër dhe në Qarkun e Eseksit (Essex).

Brenda 24 orëve nga momenti, që policia angleze mori mandatin e kërkimit ndërkombëtar nga Europoli, u kreye arrestimi i Shkëlzenit. Në banesën e Shkëlzenit u gjet një pasaportë polake e falsifikuar me foton e Shkëlzenit si edhe një kartë identiteti bullgare, por me foton e Shkëlzenit. Pas mbarimit të procedurave të ekstradimit, ai do të dërgohet në Itali për të vuajtur dënimin me 14 vjet burg.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/