6 dhjetor 2014 – Karabinierët e qytezës së Kazaluces (Casaluce), Provinca e Napolit arrestuan në një kafene Adrian Gegën, 24 vjec. Ai ishte dënuar me burg nga Gjykata e Arecos (Arezzo), për grabitje me dhunë. Në momentin e arrestimit, Adriani i goditi me grushta dhe shkelma karabinierët duke u përpjekur t’ia mbathte nga lokali.
Pas arrestimit, Adriani u dërgua në Burgun Poxhioreale (Poggioreale) të Napolit. Tashmë, ai duhet të vuajë dënimin për grabitje me dhunë, si edhe të përballet me akuzën e goditjes së personit zyrtar për shkak të detyrës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





