6 dhjetor 2014 – Shën Nikolla, Çudibërësi, Kryepeshkopi i Miras në Licia është i mirënjohur si një shenjtor i madh që kënaqi Perëndinë. Ai ka lindur në qytetin e Patara në rajonin e Licia (bregun juglindor të gadishullit të Azise së Vogël) dhe ishte i vetmi femije i prinderve te devotshem Theofan dhe Nona qe ishin betuar që t’ia dedikonin djalin e tyre Zotit.
Si një frut i lutjes së prindërve të tij që nuk kishin fëmijë, Nikola i vogël që nga dita e lindjes u tregoi njerëzve dritën e lavdisë së tij të ardhshme si një çudibërëa. Nëna e tij Nona, pasi e lindi u shërua menjëherë nga sëmundja. Foshnja e sapolindur kur ishte gati për t’u pagëzuar qëndroi në këmbë vetë për 3 orë pa ndihmën e askujt, duke nderuar kështu Trininë e Tërëshenjtë. Shën Nikolla që nga lindja filloi një jetë të agjërimit dhe të mërkurave dhe të premteve, ai nuk pranonte qumësht nga nëna e tij derisa të dy prindërit të kishin mbaruar lutjet e tyre të mbrëmjes.
Që nga koha e fëmijërisë së tij, Nikolla shkëlqeu në studimin e Shkrimeve Hyjnore. Gjatë ditës, ai nuk largohej nga kisha dhe gjatë natës lutej dhe lexonte libra, duke e bërë veten e tij të denjë perë të mbajtur Shpirtin e Shenjtë. Peshkopi Nikolla i Pataras u gëzua pa masë nga suksesi shpirtëror dhe devotshmëria e thellë e nipit të tij. Ai e bëri Nikollën një lexues në kishë dhe më vonë e ngriti në pozitë si prift, duke e bërë atë asistentin e tij, duke i besuar që të udhëzonte tufën e deleve të Perëndisë.
Teksa i shërbente Perëndisë, i riu Nikolla ishte plot jetë dhe njohja e tij e çështjeve të besimit ishte e krahasueshme me Etërit e Kishës dhe këto bënë që ai të fitonte respektin e thellë dhe çudinë e besimtarëve. Punonte gjatë gjithë kohës dhe ishte gjithë jetë, nuk pushonte së luturi, prifti Nikolla shfaqi një dashuri të madhe për delet e Perëndisë dhe për nevojtarët që i vinin për të kërkuar ndihmë, kështu e ndau gjithë pasurinë e tij me të varfërit.
Një banues të Pataras, që kish qenë më parë i pasur, Shën Nikolla e shpëtoi nga mëkati i madh. Ky burri kishte tri vajza të rritura, dhe i mbërthyer nga një dëshpërim i madh, ai bëri planin që të shiste trupin e tyre në mënyrë që të kishin para për ushqim. Shenjtori, sapo mori vesh për varfërinë e ketij banori dhe per qëllimin e tij te keq, e vizitoi fshehurazi nje nate dhe i hodhi një qese me flori nga dritaria. Me ato para burri bëri të mundur martesën e ndershme të vajzës së tij. Shën Nikolla i dha florinj edhe për vajzat e tjera, duke e shpëtuar kështu familjen nga renia ne nje shkaterim shpirteror. Teksa bënte bamirësi, Shën Nikolla gjithmonë u përpoq që ta bënte këtë fshehurazi dhe t’i fshihte nga sytë e botës veprat e tij të mira. Emri i shenjtorit të madh të Zotit, heirarkut dhe çudibërësit Nikolla, një ndihmës i shpejtë dhe një bamirës i të gjithë atyre që i kërkojnë ndihmë atij, është i mirënjohur në çdo cep të tokës, në shumë toka dhe në shumë popuj. Në Rusi ka shumë katedrale, manastire dhe kisha të shenjtëruara nga emri i tij. Pothuajse në çdo qytet ka një kishë që i dedikohet atij.
Shën Nikolla është mbrojtësi i udhëtarëve, i lutemi atij që të na shpëtojë nga përmbytjet, varfëria, apo fatkeqësi të tjera. Shën Nikolla, "fitorja e popullit", në Shqipëri Shën Kolli njihet edhe me emrin Shën Nikolla i Mirës, në kishën katolike edhe Shën Kolli i Barit, në atë ortodokse Nikolla Mrekullibërësi që jetoi në shekullin e 4-t në Lician bizantine, sot me emrin emrin Demre, Antalja, Turqi kishte famë për dhuratë me dhënie sekrete. Në botë njihet më tepër si Santa Claus apo Babbo Natale, ndërsa në Shqipëri njihet edhe si Plaku i Vitit të Ri apo Baba dimri.
Mendohet të ketë vdekur me 6 Dhjetor të vitit 326 ose 345 ose 351. Shën Nikolla nderohet nga të krishterët si shenjt mbrojtës i detarëve, peshkatarëve, vozabërësve, tregtarëve, fëmijëve, djemve e vajzave, studentëve, farmacistëve, parfumeristëve.
Më 6 dhjetor, familjet dekorojnë bredhin, simbolin e festave të fundvitit.



_1.jpg)


