6 dhjetor 2014 –  Pas përfundimit të zgjedhjeve për kryesinë e re  të PD kanë filluar kalkulimet për raportin e forcave në këtë kryesi. Burime që e njohin mirë PD në këto 24 vjet te  funksionimit të saj thonë se njerëzit e e ish- kryeministrit Berisha vazhdojnë të dominojnë edhe në kryesinë e re me  rreth 16 anëtarë të promovuar politikisht prej tij.  Në vendin e dytë renditet Basha me te paktën 6 te përzgjedhur të tij  i pasuar nga  Henri Çili me 4 anëtare te promovuar  e rekomanduar prej tij dhe në fund Pollo me tre satelitë politikë. Në ambientet e PD qarkullon edhe një “listë”  sipas një studimi te lidhjeve dhe preferencave janë përcaktuar edhe “afërsitë “ e anëtarëve të rinj me  mentorët e tyre politikë. Nuk dihet sa e sakte është kjo liste por përgjithësisht  raportet plus minus janë te besueshme .

Në analizën  e “oborrit” te PD  gjen konstatime e opinione  nga më të ndryshmet . Por ajo qe bie ne sy  eshtre “spastrimi” i kryesisë nga “katoliket”,  ku përveç  z. Paloka që u rikonfirmua  si pasojë e të qenit  kryetar i grupit  parlamentar  vetëm Grida Duma, është e zgjedhuar e re . Kjo ka befasuar anëtarësinë dhe opinionin për shkak se në të shkuarën  katolikët  kanë pasur një prezencë të fortë në organin më të lartë drejtues të PD e legjitimuar me votën e tyre historike pro PD ne këto 24 vjet. Vakumi i tyre është  mbushur nga ortodoksët te cilët e kanë rritur prezencën dhe forcën e tyre sidomos me marrjen e  postit nr. dy të partisë sekretarit te Përgjithshëm . Nuk dihet çfarë ka ndodhur por Berisha gjatë  drejtimit të tij  është kujdesur qoftë edhe formalisht të respektonte raportet fetare dhe elektorale në përfaqësimin politik në parti. Burime nga brenda thonë se rezultatet e dobëta në zonat katolike gjatë zgjedhjeve të fundit mund të jenë shkaku i këtij “spastrimi” te kreut te PD prej përfaqësuesve  nga ky religjion. Mirëpo kjo logjike nuk  shkon me shtimin e numrit te ortodokseve zona në të cilat PD ka qenë gjithnjë në vështirësi .

“Blloku” i PD-së

Një tjeter risi ne  kryesine e re është  zgjedhja e me shume se 10 prej tyre nga dega NR. 5 ne Tiranë  që shtrihet zonën e ish Bllokut komunist  dhe në Tiranë të Re,  i konsideruar  politikisht si “Stalingradi”  i Shqipërisë pasi PD  jo vetëm që nuk ka fituar ndonjëherë këtu, por ka marrë rezultatin me te ulëta në ranga  vendi, karmuar edhe me zona te njohur komuniste si Skrapari apo Kuçova .  Tani edhe PD ka “bllokmenet “ e sajë ,  një “luks politik” që deri tani e ka pasur vetëm PS-ja .

Një tjetër problem i dalë nga  zgjedhjet e kryesisë së re është mungesa totale e përfaqësimit të bazës së deritanishme  politike e elektorale të saj, të përndjekurve politikë të komunizmit dhe pronarëve. Veteranë të PD  e shohin ketë rrëshqitje majtas të Partisë së tyre, por edhe prishjen e ekuilibrave fetare e krahinore te përfaqësimit si një problem të madh politik e elektoral. Më optimistët besojnë se kjo do të mund të zgjidhet me kandidatët  për deputetë  dhe ata të pushtetit  vendor, por gjithsesi krisje si këto të pa nevojshme pritet te ndikojnë sidomos tek  mungesa e besimet dhe frymës aq  përcaktuese në fitoren e  zgjedhjeve synimi  final i një partie politike.    

                  

Ndarja lobiste në kryesine e re të PD

Nënkryetarët:  

Edi Paloka             ( Berisha)

Edmond Spaho  ( Berisha)

                 Sekretar i Përgjithshëm               

Arben Ristani ( i dyshimtë) 

                 Sekretarët:          

Fatbardh Kadilli – Burimet  Njerëzore  (Berisha)

Enno Bozdo – Organizimi (Basha)

Ivi Kaso – Zgjedhjet  (Berisha)

Grida Duma – Marrëdhëniet me Publikun   (Çili)

Valbona Mezini –  Organizatat Partnere  (Basha)

Nevila Xhindi – Shoqëria Civile (Çili)

 Departamentet:             

Suzana Guxholli – Energjia dhe Burimet Natyrore  ( Berisha)

Ervin Minarolli – Infrastruktura dhe Transporti   ( Berisha)

Enkeleida Sallaku – Bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria  ( Basha)

Endri Hasa – Shoqëria e Informacionit dhe Komunikimi (Basha)

Florion Mima – Ekonomia dhe tregu (Berisha)

Sherefedin Shehu – Financat publike, Tregu bankar financiar dhe jo bankar ( Berisha)

Lealba Pelinku  – Antikorrupsioni, Aksesi Publik në Shërbime dhe Transparenca në Qeverisje ( Basha  )

Ervin Salianji – Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore  (Çili )

Kastriot Sulka – Punësimi dhe Çështjet Sociale  ( Basha )

Bardh Spahia – Emigracioni dhe Diaspora (Berisha)

Belind Këlliçi  – Të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët (Basha)

Bashkim Shehu – Siguria, Rendi Publik, Lufta kundër Krimit (Berisha)

Endira Bushati  – Administrata Publike (Pollo)

Eduard Halimi – Drejtësia dhe Cështjet Ligjore (Berisha)

Voltana Ademi – Pushteti Vendor dhe Administrimi i Territorit (Berisha)

Jamarbër Malltezi – Ambjenti, Pyjet dhe Turizmi  (Berisha)

Luciano Boci – Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni  ( Basha)

Arben Skenderi – Kultura, Rinia dhe Sporti  ( Çili )

Tritan Shehu – Shëndetësia   (Pollo)  

Laura Vorpsi – Integrimi Europian  (Berisha)

Kreshnik Çollaku Politika e Jashtme ( Berisha)

Avenir Peka – Siguria Kombëtare  ( Berisha)

                /Minerva/