5 dhjetor 2014 – Ish-bashkëshortja e mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi, Tamara Pisnoli, ndodhet në arrest shtëpie me akuzën e pengmarrjes së një biznesmeni dhe torturimin e tij. Ngjarja ka si shkak 85 mijë euro, të cilat Pinsoli ia ka dhënë biznesmenit për t’i investuar dhe më pas ka kërkuar që t’i kthej 150 mijë euro, shkruan gazeta italiane "Il Messaggero".
Kur biznesmeni në fjalë ka refuzuar të kthejë shumën e parave ajo i është drejtuar me këto fjalë:
"Ti e di që të vras. Paguaj një shqiptar dhe të vret! Mjafton t’i jap 10 mijë euro". Por para policisë, Tamara është shprehur se kjo ishte thjesht një batutë dhe provokim, dhe se nuk donte të bënte asnjë kërcënim. Pisnoli dhe De Rossi ka qëndruar tre vjet të martuar dhe nga kjo lidhje kanë sjellë në jetë edhe një vajzë.





