5 dhjetor 2014 –  Performancat e këngëtares së famshme Mariah Carey sa vijnë e bëhen më të zbehta dhe të karakterizuara nga “incidente”. Këngëtarja është vonuar disa orë në natën e ndezjes së dritave të Krishtlindjeve, në 82-vjetorin e ceremonisë së Rockfeller Christmas Tree në New York, duke i nervozuar së tepërmi fansat.

Mendohet se problemet në jetën private, ku këngëtarja është në betejë ligjore për kujdestarinë e e binjakëve, bëjnë që performancat e saj të jenë gjithnjë e më zhgënjyese.