5 dhjetor 2014 –  Furtunë në futbollin grek. 16 persona që kanë lidhje me futbollin, ndër të cilët edhe presidenti i Olimpiakos, Evangelos Marinakis, janë përfshirë në trukimin e ndeshjeve të kampionatit helen. Sipas burimeve nga autoritet vendasve, mbi numrin një të klubit Olimpiakos rëndon akuza e bashkëpunimit në përcaktimin e rezultateve të ndeshjeve. Nën hetim kanë përfunduar gjyqtarë dhe drejtues të Federatës Greke të Futbollit, të cilët akuzohen për mashtrim dhe tentativë për korrupsion për një seri ndeshjesh të trukuara nga viti 2011 deri më 2013.

Marinakis është bërë pronar i klubit më të titulluar në Greqi që nga viti 2010, ndërsa nga gushti i këtij viti e deri në shtator të 2011 ka mbajtur postin e presidentit të Ligës Greke dhe atë të zëvendëspresidentit të Federatës Greke të Futbollit. Në muajin nëntor kampionati grek u ndërpre për dy javë për shkak të sulmit fizik ndak zëvendëspresidentit të komitetit kombëtar të arbtrimit, Christoforos Zografos, incident që mendohet se ka lidhje pikërisht me skandalin e trukimit të ndeshjeve.