5 dhjetor 2014 – Zhvillim epokal në Bundesligë. Në Asamblenë e Përgjithshme të DFL-së 15 nga klubet e Bundesliga i kanë votuar "pro" futjes së teknologjisë në rastet gol-jo-gol. Sistemi i përzgjedhur është "Hawk-Eye", i përdorur tashmë në Premier League dhe do të instalohet në stadiumet gjermane sezonin e ardhshëm për një shifër rreth 150 mijë euro për çdo impiant.
Një zhvillim i rëndësishëm në botën e futbollit, që pritet të ndiqet edhe nga Serie A, aty ku golat fantazmë nuk kanë munguar. Rasti më i fundit ishte në ndeshjen Milan-Udinese çka bëri që Adriano Galliani t'i drejtohet me një letër presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.





