5 dhjetor 2014 –  Teuta është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës, ku përballë do të kenë skuadrën kampione në fuqi, Skënderbeun. Në radhët e "djemve të detit" kërë përballje e konsiderojnë si shumë të vështirë, por nuk mungon besimi se në Korcë mund të marrin një rezultat pozitiv. Lojtarët shprehen se kanë besim se skuadra e tyre do të bëjë një paraqitje të mirë në Korçë dhe do përpiqet me të gjitha mënyrat për t'u kthyer me një rezultat pozitiv. Nga trajneri Begeja, deri tek lojtarët, shprehen se nuk ndihen inferiorë përballë kampionëve.

Madje, sipas tyre, Teuta luan më mirë kur përballë ka kundërshtar të nivelittë Skënderbeut, ndaj të cilit fitoi në "Niko Dovana" gjatë fazës së parë të kampionatit."Djemtë e detit" shprehen se e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin, ndërsa theksojnë se nuk i tremben Skënderbeut. teutës do t'i mungojnë dy mesfushorët Koreshi dhe Hodo për këtë përballje decizive, por lajmi i mirë në kampin durrsak, është se rikthehen dy mbrojtësit e krahur, Kotobelli dhe Krasniqi, të cilët munguan në ndeshjen e mëparëshme ndaj Partzianit. Tekniku Begeja nuk ka vendosur ende mbi 11-tshen që do të hedh në fushë, por ka gjasa që Fall të ketë një vend titullari në skuadrën durrsake. Mesfushori nuk ka patur hapësira, por, megjithatë ndihet në formë të mirë dhe i gatshëm për të dhënë amksimumin në momentin që tekniku Begeja do t'i besoj një rol në mesfushën durrsake, të cilët do t'i mungojnë dy titullarë të padiskutueshëm si Koreshi dhe Bledar Hodo.

Sakaq, pjesa tjetër e kontigjentit të lojtarëve në kampin durrsak janë të gatëshëm dhe kanë shprehur dëshirën opër të qenë në fushën e blertë ndaj Skënderbeut. Gjatë fazës së parë teuta fitoi ndaj kampionëve në "Niko Dovana", fitore që i mobilizon dhe shton dozat e optimizmit në radhët e "djemve të detit" për një ripërsëritje të suksesit dhe në transfertën e vështirë të Korçës. Me rikthimin e Kotobellit dhe Krasniqit, mbrojtja durrsake duket e plotë, ndërsa problemi i vetëm për teknikun Begeja ngelet mesfusha. Me dy mungesat, ka gjasa që skuadra durrsake të ndryshoj modul lojë. tekniku begeja ndaj Partizanit rreshtoi një skuadër me skemë 4-3-3.