DURRËS, 5 dhjetor 2014 –  Shpesh lokalet janë bërë të pasigurta, përderisa një klient bëri sherr në Fushë-Krujë dhe nxori thikën, duke plagosur një grua 58-vjeçe, bashkëpronare e barit. 

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 dhjetor 2014, ora 21.00, u arrestua në flagrancë Shkëlqim Curraj, 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Blutë sqarojnë se rreth orës 14.00, ka ndodhur një konflikt i çastit, teksa 38-vjeçari nuk u lejua të futet në lokalin e R. Kaziut në qytetin e Fushë-Krujës. Curraj ka nxjerrë thikën dhe plagosi rëndë Servete Kaziun, 58 vjeçe. Ajo u dërgua me shpejtësi në reaminacionin e spitalit ushtarak Tiranë. Fatmirësisht, pas operacionit, Kaziu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, tha policia. 

Medie të ndryshme kanë dhënë disa versione për shkaqet e kësaj ngjarjeje (p.sh. i arrestuari është nxehur se nuk u lejua të pinte duhan; ose ishte i dehur dhe më të meta mendore; bile flasin dhe për një të plagosur të dytë, Petrit Gjini; Sevete Kaziu është një herë pronare dhe një herë banakiere etj.).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/