DURRËS, 13 nëntor 2014–  Aktorja më e paguar e Turqisë, Beren Saat e njohur për të gjithë për rolin e Bihterit, që prej ditës kur është martuar ka refuzuar çdo ofertë. Mediat turke bëjnë me dije se aktorja deri më tani ka refuzuar 4 seriale, madje seriali “Hakmarrja” i kishte ofruar 70 mijë lira turke për çdo seri.

Por përgjigja e Beren ka qenë sërish jo, sepse ajo ka vendosur që për 1 vit të mos anagazhohet në asnjë serial të ri, por thjesht të pushojë dhe të shijojë martesën.