Pas homazheve, janë përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët, 10 dhe 12 vjeç, që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në Durrës, pasi u përplasën nga një automjet që drejtohej në gjendje të dehur nga Nikoll Radaçi.

Mes dhimbjes, të afërm, nxënës të shkollave ku mësonin dhe banorë të zonës së ish-Kënetës u dhanë lamtumirën e fundit vogëlushëve.

Në homazhe ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu dhe kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, të cilat shprehën ngushëllimet për familjarët.