DURRËS, 13 nëntor 2014– Iljaz Luri, 37 vjeç banues në Breshia u aksidentua gjatë punës në një kantjer ndërtimi në qytezën e Montekjos (Montecchio) ,në Provincën e Teramos. Iljazi po cmontonte skelat në një silos në ndërtim e sipër, kur u rrëzua nga një lartësi prej 9 metrash. Ai pësoi trauma të shumta, por në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të skuadrës SAF të zjarrfikësve u bë e mundur nxjerrja e Iljazit nga fundi i silosit. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Santa Maria Nuovo di Reggio. Mjekët këmbëngulin që Iljazi duhet mbajtur nën mbikqyrje mjekësore, sepse ende nuk ka dalë nga zona e rrezikut për jetën.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





