DURRËS, 12 nëntor 2014 –  Kryeministri shqiptar Edi Rama vazhdon ndeshjen me futboll sportiv dhe politik nga Beogradi në Durrës. 

Rreth orës 10 paradite, më 13 nëntor 2014, ish-basketbollisti Edi Rama, tani si Kryeministër, ka postuar në rrjetin social  Face Book statusin:  

“Kafe në Durrës me De Biazin & Çunat e Kombëtares, që sa u nisën për në Francë – u priftë e mbara nesër, një miqësore, ku ka shumë për të mësuar”.

Nuk përjashtohet fakti që në tribunën e stadiumit, ku do të zhvillohet miqësorja Francë-Shqipëri, të jetë edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, i cili dënoi Shqipërinë pas ndeshjes së ndërprerë në Beograd me Serbinë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/