DURRËS, 13 nëntor 2014 –   Ndoshta i kompleksuar nga fakti se gjatë vizitës së parë në Kosovë e akuzuan se kishte harruar presidentin historik, Ibrahim Rugovën, kësaj radhe në Preshevë Edi Rama ka dashur të identifikohet me të. Gazeta‘Zëri’ shkruan se “kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur shqiptarët në Preshevë me bashkimin e duarve, që simbolizon unitetin, e kjo përshëndetje shumë kujt në Kosovë i përkujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova”. Kjo media më tej shkruan se në tubimet e ndryshme Rugova shfaqej duke bërë të njëjtën përshëndetje, me bashkimin e duarve dhe shallin që nuk e hiqte asnjëherë. “Tradicionalisht kosovarët kanë qenë më shumë të lidhur me demokratët në Shqipëri, ndërsa lideri historik i tyre, Sali Berisha, është konsideruar si “ikonë” e patriotizmit ndër politikanët shqiptarë”, shkruan më tej Zëri. 

/lapsi.al/