• “Xhapen” gjëra të larmishme: një Benz, çantë me 45 mijë lekë dhe 2 Nokia, xhiro ditore 20 mijë lekë, dy televizorë
DURRËS, 12 nëntor 2014 – E martë “terse” për qytetarët dhe blutë në qytetin bregdetar dhe në fshatra, ku kanë ndodhur pesë vjedhje dhe se rendi po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, njoftoi drejtoria e policisë së shtetit, qarku Durrës-Krujë.
Lagja nr. 1
Gjatë natës, është vjedhur një Benz i parkuar para banesës në pronësi të E. D.
Rreth orës 20.00, një femër, M. H., ka bërë kallëzim se rreth orës 19.30, pranë banesës, duke u futur në ashensor, një person i ka vjedhur çantën me 45 mijë lekë si dhe 2 celularë Nokia.
Lagja nr. 17
Gjatë natës është vjedhur një bar kafe e I. M., banues në lagjen nr. 14 Durrës, ku i kanë marrë 20.000 lekë.
Hamallaj
Më 11 nëntor 2014, gjatë natës, është vjedhur banesa e F. M., ku i kanë marrë dy televizorë.
Gjepalaj
Më 11 nëntor 2014, rreth orës 11.00, 49-vjeçari R. GJ. ka bërë kallëzim se gjatë natës persona ende të paidentifikuar kanë tentuar t’i vjedhin banesën, të pabanuar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





