Trekëndëshi i Bermudës gjendet në Oqeanin Atlantik, në të cilin duke filluar nga viti 1800 deri në ditët tona janë zhdukur në mënyrë misterioze qindra anije dhe avionë. 

DURRËS, 12 nëntor 2014 –  Zhdukjet e anijeve kanë qenë shumë të bujshme dhe misterioze. Anija e parë që u zhduk në Trekëndëshin e Bermudës ishte  (anija detare) "Mbretëresha Sulphur" e cila lundroi më 2 shkurt 1963 nga Galveston drejt Norfolk. "Mbretëresha Sulphur" ishte planifikuar të mbërrinte në datë 7 në Norfolk Por, në të njëjtën ditë, që anija ishte në kohën e mbërritjes Roja Bregdetare dha alarmin. Në fakt kishte një lloj nxitimi në dhënien e alarmit, si një lloj parandjenje për tragjedinë që do të vijonte. Ndoshta nxitimi, me të cilin ishte dhënë alarmi qe për shkak të faktit se pas transmetimit të dy mesazheve private në 4 shkurt 1963, radioja e anijes kishte qenë çuditërisht e heshtur.

Më 8 shkurt, 7 avionë fluturuan mbi zonën midis Galveston dhe Gjirit të Floridës, por pavarësisht përpjekjeve të njerëzve të angazhuar në këtë hulumtim, nuk u zbulua asnjë gjurmë. Të nesërmen, patrullat u shtuan, por sërish nuk u gjet asgjë.Deri në 13 shkurt  u kryen disa fluturime kërkimore mbi një zonë 500.000 kilometra katrorë. Përveç kësaj, zona ishte inspektuar nga disa anije patrullimi dhe u morën në pyetje, komandantët e anijeve që dyshohet se kanë ndjekur të njëjtën rrugë të anijes së zhdukur. Përsëri asnjë e dhënë, asnjë pistë dyshimi. Zhdukja e një anijeje të madhe kaq afër bregdetit, në një zonë relativisht të vogël dhe pa asnjë shenjë rrezikshmërie është një mister i vërtetë. Sipas ekspertëve të cilët kanë kryer hulumtimin, dukej se anija ishte zhdukur.Gjëja më e habitshme është se kjo zhdukje e pashpjegueshme ka ndodhur në një shtrirje të detit pranë bregdetit dhe me një trafik intensiv. Komisioni Hetimor Mbikëqyrës i Bregdetit publikoi një raport shumë të detajuar mbi zhdukjen e anijes. Së fundmi, raporti arriti në përfundimin se zhdukja e anijes ishte e pashpjegueshme, sepse kushtet e detit nuk ishin të tilla që të mund të rrezikonin sigurinë e anijes.

Shkencëtarë të ndryshëm besojnë në faktin që zhdukjet e anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës janë për shkak të pranisë së  një dritareje multi-dimensionale ose dritare ekstra-dimensionale. Besohet se kjo dritare krijon kontakte midis universit tonë me një dimension paralel, ndërsa dritaret polidimensionale vendosin marrëdhënie me një numër të caktuar universesh paralele. Këta shkencëtarë ia atribuojnë turbullirave magnetike dhe anomalive gravitacionale, dukuritë misterioze dhe të pashpjegueshme që shënohen në këtë Trekëndësh magjik, të cilat janë pasojë e kësaj dritareje eksradimensionale.

/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/