DURRËS, 12 nëntor 2014 – Sulmuesi Brunild Pepa nuk do të jetë pjesë e skuadrës së teutës për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi konfirmohet nga presidenti i ekipit durrsak Edmond Hasanbelliu, i cili nuk ka ngelur i kënaqur nga paraqitja e sulmuesit lushnjar përgjatë fazës së parë të sezonit. Sipas presidenit Hasanbelliu, sulmuesi nuk është impenjuar siç duhet përgjatë kohës që ka qenë pjesë e skuadrës së teutës. Hasanbelliu ka ndryshuar qëndrim në lidhje me vendimin që pati marë pak ditë më parë në lidhje me mesfushorin Nika dhe sulmuesin Pepa, të cilët i kishte pezulluar për shkak të sjelljes së tyre në përballjen me Vllazninë. Për mesfushorin Nika është zbutur dënimi, ndërsa për sulmuesin Pepa janë marë masa ekstreme. "Pepa nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës. Shkak për këtë vendim, është bërë mosimpenjimi i sulmuesit sa duhet për sa kohë ka qenë pjesë e skuadrës. Këtë qëndrim e përforcio edhe në shumë sjellja e tij në Shkodër, ku u ndëshkua me kartona të panevojshëm. Edhe më herët kam deklaruar se nuk isha i kënaqur më paraqitjet e sulmuesit, pasi prisja më shumë nga ai", u shpreh fillimisht rreth vendimit për sulmuesin Hasanbelliu. Disi më i butë ka qenë vendimi që ka marrë presidenti për mesfushorin Nika që ka përfituar duke marrë vetëm tërheqje vëmëndje. "Pasi i tërhoqëm vëmëndjen dhe e paralajmëruam se nuk do të ketë një shanc të dytë nëse vepron sërish në dëm të skuadrës dhe vendosëm ta rikthejmë Nikën. Dispilina në skuadër duhet të jetë prezente përgjatë gjithë kohës dhe të gjithë duhet ta respektojnë dhe të mos abuzojnë, sepse do të ketë saksione të rënda. të tilla veprime nuk i toleroj në skuadër", u shpreh presidenti Hasanbelliu. Sulmuesi Pepa dhe mesfushori Ansi Nika u pezulluan nga presidenti Hasanbelliu fill pas ndeshjes në "Loro Borici" kundër Vllaznisë. Dhe pse skuadra arriti një fitore tejet të merituar ndaj vendasve, presidenti mbajti qëndrim kundrejt dy lojtarëve, sepse skuadra e vuri në diskutim fitoren me daljen e tyre me karton të kuq nga fusha e lojës.