DURRËS, 12 nëntor 2014 – Mosgrumbullimi në kombëtare për dy ndeshjet e radhës me Francën dhe Italinë ka lënë të surprizuar mesfushorin e Paderbornit, Alban Meha. 28 vjeçari ka folur për gjermanen Bild në lidhje me mungesën e ftesës nga ana e De Biasit duke u shprehur i habitur që nuk do të jetë prezent për dy miqësoret e nëntorit: “Fakti që nuk jam grumbulluar për dy ndeshjet me Francën dhe Italinë për mua është një zhgënjim. Trajneri më tha, që fillimisht duhet të riaftësohem”.Në mbështetje të lojtarit është rreshtuar dhe trajneri i tij te Paderborn, Andre Breitenreiter, i cili e ka cilësuar vendimin e De Biasit si të cuditshëm: “Katër javë më parë Alban Meha nuk ishte gati për të luajtur. U aktivizua vetëm 12 minuta ndaj Gladbahut, por megjithatë mori ftesë nga përfaqësuesja për ndeshjen që Shqipëria kishte me Danimarkën dhe Serbinë. Tani që ai po luan rregullisht kombëtarja nuk e fton. Këtë nuk e kuptoj”. Meha u grumbullua për herë të parë në kombëtare nga De Biasi në eliminatoret e Botërorit Brazil 2014, dhe u aktivizua në fitoren 3-1 të 7 shtatorit të vitit 2012 ndaj Qipros. Në total me kuqezinjtë, ai ka realizuar 2 gola, një ndaj Maltës e një ndaj Lituanisë, të dy në takime miqësore.
Meha i habitur për mungesën ndaj Francës dhe Italisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Papunësia në SHBA u rrit në nëntor në nivelin më të lartë në 4 vite
Macet shpallen zyrtarisht simbole kombëtare në Tajlandë
“Kisha ankth, nuk flija as gjumë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë në ‘Goca dhe Gra’: Për 3 muaj nuk këndoja dot, ishte dhimbje e madhe





