DURRËS, 12 nëntor 2014 – Franca i ka nisur me entuziazëm përgatitjet e saj për ndeshjen miqësore me Shqipërinë, e cila do të luhet më datë 14 nëntor. Trajneri i gjelave, Didier Deschamps hapi dyert e qendrës stërvitore të Clairefontaine duke lejuar tifozët që të ndiqnin nga afër stërvitjen. Fansat jo vetëm morën autografe dhe bënë foto me lojtarët, por gjithashtu me praninë e tyre karikuan kombëtaren për ndeshjen e radhës. Sa i përket stërvitjes, Deschamp organizoi një ndeshje me porta të vogla mes dy ekipeve, ndoshta për të kënaqur dhe publikun e pranishëm, ndërsa lojtarët u shfaqën të përqendruar pavarësisht se përpara kanë thjesht një ndeshje miqësore. Gjithashtu trajneri i kushtoi një vëmendje të vecantë goditjeve në portë, duke i kërkuar të gjithë sulmuesve që të ushtrohen në realizimin e golit. Deschamp grumbulloi së fundmi në kombëtare, mbrojtësin e Chelseat, Kurt Zouma për të zëvendësuar dy të dëmtuarit, Loic Perrin dhe Elaquin Mangala. Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë, do të luhet këtë të premte në Rennes, në orën 20:45.