DURRËS, 12 nëntor 2014–  Leonard Gjeka, 32 vjec së bashku me një të burgosur neozelandez theu Burgun Victoria të policisë kufitare australiane. Sipas degës së policisë për  krimet e  rënda Leonardi është fizikisht i fuqishëm, trim, dinak, shumë i dhunshëm, përfishirë edhe në përdorimin e armëve të zjarrit. Leonardi ka pasur lidhje me bandat e motorciklistëve duke marrë pjesë në rrahje e plagosje me armë zjarri. Ai po ashtu është plagosur me armë zjarri në vitn 2010 nga anëtarët e një bande motorciklistësh rivale me bandën e Leonardit. Polici dyshon se ai do të kthehet në zonën e Adelaide Hills, ku ka banuar më parë për t’u hakmarrë ndaj rivalëve të vet. Leonardi do të dëbohet për në Shqipëri sapo të kapet nga policia australiane.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/