DURRËS, 12 nëntor 2014 – Gjykata e Riminit dënoi tre shqiptarë dhe një rumune për shpërndarje droge si edhe për fajtorë në vdekjen nga overdoza të drogaxhiut 25 vjeçar Simone Battelli. Vdekja e tij ndodhi në korrik 2013 nga overdoza e kokainës, që ia kishin shitur tre shqiptarët.
Gjykata e Riminit dënoi :
Altin Gjeçajn, 29 vjeç me 5 vjet burg, Ardian Malocajn, 25 vjec po me 5 vjet burg, Armand Malocajn, 26 vjeç me 2 vjet e 4 muaj burg si edhe të dashurën rumune të Armandit 27 vjecaren Luiza Georgeta Fraturu po me 2 vjet e 4 muaj burg. Një shqiptar i katërt pritet të ekstradohet nga Shqipëria për tu gjykuar për të njëjta akuza po nga Gjykata e Riminit.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





