DURRËS, 12 nëntor 2014 – Olsi Xhaferraj, 28 vjeç SOT, ( të mërkurën 12 nëntor) ka ditëlindjen, që do ta “festojë” në Spitalin Torrette të Ankonës.
Olsi specialist i punimit të xhamit dhe banor i qytezës së Kastelfidardos (Castelfidardo) në Provincën e Ankonës është i apasionuar pas motorrave. Pikërisht pasioni për motorrat, veçanërisht për Yamaha-n e vet me numër të lartë cilindratesh, desh i mori jetën.
Në natën midis së dielës dhe të hënës ,Yamaha e Olsit për shkak të lagështirës doli nga rruga duke u përplasur me fashat metalike mbrojtëse të rrugës provincial të Koneros (Conero). Arritja në kohë e helikopterit ambulancë duket se i ka shpëtuar jetën Olsit, sepse ndërhyrja kirurgjikale me vonesë do të ishte fatale për jetën e tij.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





